LAJMI I FUNDIT:

Heshtja zgjedhore: Nesër, më 10 qershor – nga ora 7:00

Heshtja zgjedhore: Nesër, më 10 qershor – nga ora 7:00
Foto: Ilustrim/Arkiv

Ligji NR. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, që është në fuqi nga viti 2008, përcakton ndalimin e përfshirjes në media, gjatë heshtjes zgjedhore.

Në pikat 1 dhe 2 të nenit 52, thuhet: “52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve; 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”.

Hapja e vendvotimeve, të dielën më 11 qershor, do të bëhet nga ora 7:00. Ndërkaq, mbyllja në orën 19:00. Heshtja zgjedhore pra fillon në ora 7:00, të shtunën më 10 qershor.


Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare. Ndërkaq, janë 971 kandidatë për deputetë.

Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1,872,941 votues. Numri i votuesve të rinj është 155,202 votues.

Vendin se ku do të votoni mund ta mësoni: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori