Thierry Henry ka mbetur i papunë pas largimit nga Belgjika ku qëndroi si asistent për një vit e gjysmë.

Por pas largimit të trajnerit Roberto Martinez nga Belgjika është larguar edhe francezi i cili dëshiron një sfidë të re.


Legjenda franceze nuk e ka ndërmend ta ndjek Martinezin te Portugalia, pasi nuk dëshiron që të jetë më trajner i dytë.

"Roberto Martinez ka pranuar ofertën e Portugalisë, por unë nuk do ta ndjek. Nuk dua të jem më trajner i dytë".

Henry 2

"Sigurisht që kam shumë respekt të madh për Martinez. Më ka dhënë një mundësi kur askush tjetër nuk e ka bërë, por unë dua të shoh mundësitë e mia të tjera", u shpreh Henry.

Emri i tij ndodhet në listën e Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Henry është i hapur për ta marrë pozitën e trajnerit te SHBA.

Por ai ka thënë për CBS Sports se për momentin nuk dëshiron të diskutojë për këtë temë.

Henry 4

"Nuk dua të diskutoj, është një temë delikate nëse emri im është në listën e SHBA", deklaroi Henry.

45-vjeçari ka punuar si trajner i parë te Monaco për tre muaj si dhe te skuadra kanadeze Montreal Impact nga viti 2019 deri më 2021, por aktualisht është i papunë dhe në pritje të një mundësie të re. /Telegrafi/

telegrafi sport app