Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon të angazhohet në përpjekje për të rritur konkurrencën në ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll. U takon përzgjedhësve dhe shtabeve teknike që të bëjnë përzgjedhjen e lojtarëve, por rritja e konkurrencës vlerësohet me shumë rëndësi.
Armend Alaj është lojtari i radhës që është vënë në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës. Alaj është pjesë e skuadrës gjermane, ThSV Eisenach, që garon në Bundesliga 2, që shquhet për nivelin që ka. Ai ka pasur shtetësi të Kosovës, ndërsa së fundi ka aplikuar edhe për pasaportë të Kosovës.
“Për mua do të ishte nder i madh nëse selektori do të më ftonte në ekipin kombëtar. Vitin e kaluar Taip Ramadani ka sinjalizuar për një interes për mua dhe për vëllanë tim, Qëndrimin, që gjithashtu luan hendboll dhe ka marrë pjesë në disa stërvitje të organizuara nga FHK-ja. Mirëpo disi ka humbur kontakti”, ka thënë Armendi.
Ai shpreson se do të marrë ftesë nga Kosova dhe se mund të jap kontribut në ngritjen e mëtejme të cilësisë.
“Unë jam lojtar që gjuaj me të dy duart. Mund të paraqitem në shumë pozicione. Zakonisht luaj alo e djathtë, por edhe alo e majtë dhe në pozitën qendrore”, ka treguar hendbollisti, citon KosovaPress.
Ai merret me hendboll që nga mosha tetëvjeçare. Klubi Eisenach është tradicional, ka 30-vjet që luan në Bundesliga 1 apo Bundesliga 2. Alaj ka kaluar të gjitha grupmoshat te ky klub.
“Më pas dy vjet kam luajtur në ligën e katërt, në klubin Goldbach. Si i ri kam qenë edhe reprezentues i landit të Thueringenit në kampionatet gjermane. Pastaj jam kthyer prapë në Eisenach në ligën e tretë dhe vitin e kaluar prapë në ligën e dytë federative të Gjermanisë. Vitin e kaluar kam qenë i rregullt në stërvitje dhe kam pasur shtatë paraqitje për klubin nën drejtimin e trajnerit me famë botërore, Sead Hasanefendiq, prej të cilit kam mësuar shumë. Nuk kam qenë edhe aq shumë i kënaqur me hapësirën, por konkurrenca ka qenë shumë e fortë. Klubi mori lojtarë nga Liga e Kampionëve kështu që kisha më pak shanse të tregoj talentin ti. Mirëpo mundësitë i kam shfrytëzuar maksimalisht dhe klubi ka qenë i kënaqur me mua”, ka treguar 25-vjeçari, që me prejardhje është nga Deçani.
Ai ka kontratë që edhe edicionin e ardhshëm të luajë për Eisenachun në ligën e dytë gjermane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick
Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta
Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles