Hendboll: Trepça fiton derbin interesant ndaj Kastriotit, për Zhegrën pikët e para

Ndeshja mes Trepçës e Kastriotit ka arsyetuar epitetin e derbit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në një atmosferë të bukur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, fitore ka shënuar skuadra vendase me rezultat 26-23.
Por, “xehetarët” është dashur të djersiten goxha shumë për të fituar përballjen me skuadrën tjetër me traditë, Kastriotin. Në palestër ishin rreth 300 shikues që i kanë ofruar përkrahje të madhe Trepçës.
Kastrioti ishte në epërsi pas pjesës së parë, 12-11. Fillimi i pjesës së dytë ishte i barabartë, ndërsa shkëputjen Trepça e ka nisur prej minutës së 43-të. Në minutën e 47-të rezultati ishte 20-15 për vendasit.
Epërsinë e krijuar në mesin e pjesës së dytë, mitrovicasit ia dolën ta menaxhojnë deri në fund. Por në përgjithësi ndeshja ishte e fortë me lojtarët e dy skuadrave që kanë luftuar për fitore. Ferizajasit kanë shfaqur lojë të mirë, por fondi i limituar i lojtarëve në fund e bëri të veten.
Fitim Klinaku me 8 gola dhe Alban Shabani me 7, ishin më efikasët te Trepça. Nga 3 gola i shënuan Sali Maxhera, Kushtrim Kastrati e Shpëtim Mehmeti. Te Kastrioti më efikasi ishte Festim Mustafa me 8 gola. Nga 6 i realizuan Aldi Rudari e Hamdi Salihi, ndërsa 2 gola i kishte Jeton Bislimi.
Trepça mbetet e dyta me 18 pikë nga 11 ndeshje. Kastrioti është i katërti me 12 pikë.
Fitoren e parë në këtë edicion të Superligës e ka shënuar Zhegra. Zhegrasit në Gjilan e mposhtën Drenicën me rezultat 39-28. 17-9 ishte rezultati pas pjesës së parë për Zhegrën. Landrit Mustafi shënoi 10 gola për Zhegrën. 9 i kishte Agim Isufi, ndërsa 8 i realizoi Shkodran Shaqiri. Bled Sahiti u shqua me efikasitet te Drenica, duke realizuar 9 gola. 7 i shënoi Omer Gucati, ndërsa 4 Bleart Zariqi.
Zhegra tani ka dalë e parafundit (9), ndërsa në vendin e fundit ka zhvendosur Drenicën. Të dy skuadrat i kanë nga 2 pikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës