Helmimi i kafshëve të pastreha në Maqedoni me harxhime të mëdha për kompensim të dëmit
Në vend të ndërtohen stacionare të reja, komunat shpenzojnë para për të sanuar lëndimet e qytetarëve. Derisa aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve bëjnë thirrje për një trajtim më serioz dhe më human institucional, qytetarë të caktuar nuk zgjedhin mjete për të “zgjidhur” problemin e kafshëve të pastreha.
Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeçare. Dëshmitarët okularë folën në mediat dhe reaguan në rrjetet sociale se kanë qenë dëshmitarë të një drame të përgjakshme. I njëjti qen gjatë gjithë ditës ka sulmuar banorë të lagjes dhe në disa raste viktimat e qenit agresiv u shpëtuan nga fqinjët e tyre.
Një ditë më vonë qeni u kap dhe u transportua në stacionarin e Shkupit për kafshë “Vardarishte”, i vetmi i këtij lloji në të gjithë vendin. U zbulua se ishte një qen i racës Rotvajler (Rothweiler), i braktisur nga pronari.
Reagimi që pasoi pas kësaj ngjarjeje ishte një thirrje për “zgjidhjen” e problemit me të gjithë qentë endacakë. Këto reagime të mediave dhe të rrjeteve sociale rezultuan në një aksion konkret – helmime masovike të qenve endacakë në disa vendbanime të Shkupit.
Objektivi i kritikave publike ishin edhe aktivistët për të drejtat e kafshëve. Njëra prej tyre është edhe gazetarja Meri Jordanovska, e cila është vullnetare në Asociacionin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe është një nga të parët në Maqedoni, e cila po lufton për një trajtim më të mirë të institucioneve dhe njerëzve ndaj kafshëve.
“Vetëm ata që nuk i duan kafshët dhe ata që i duan shumë po përpiqen të alarmojnë se problemi ekziston. Mosreagimi i institucioneve në këtë pjesë është enorm. Në vendin tonë, problemi me kafshët e pastreha duhet të trajtohet si një problem komunal, kurse ai trajtohet si një problem i parëndësishëm“, thotë Jordanovska.
PËR DY VITE 68 PADI
Por, ky trajtim joadekuat i kushton komunat qindra mijëra euro, të paguara në bazë të kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kafshimet e qenve. Në vend të ndërtohen stacionare të reja, komunat shpenzojnë para për të sanuar lëndimet e qytetarëve.
Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se vetëm kundër Qytetit të Shkupit, në dy vitet e fundit, në këtë bazë janë ngritur 68 padi. Ato bazohen në nenin 10 të Ligjit për Qytetin e Shkupit dhe në nenin 28 të Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve.
Në të dhënat zyrtare të marra nga Qyteti i Shkupit, thuhet se shuma e kompensimeve të dëmtimeve, e përcaktuar nëpërmjet procedurës gjyqësore, është midis 60.000 dhe 180.000 denarëve, varësisht nga mosha, shkalla e lëndimeve, pasojat e plagëve të marra të personave të dëmtuar nga qenve të pastrehë.
Qyteti i Shkupit nuk ka një shifër të saktë se sa është shuma e mjeteve të paguara në këtë bazë, sepse “nga 68 procedura të ngritura, disa janë të përfunduara, disa janë ende në procedurë dhe është shumë e vështirë të definohet shuma e saktë, sepse në departamentin e kontabilitetit bashkërisht evidentohen të gjitha kërkesat e paguara për kompensimin e dëmtimeve nga Qyteti i Shkupit”.
Për pjesën më të madhe të aktgjykimeve, gjysmën e dëmit e paguan Qyteti i Shkupit, ndërsa gjysmën e dytë e paguan NP Higjiena Komunale, ndërsa një pjesë shumë të vogël e paguan vetëm Qyteti ose vetëm ndërmarrja publike.
Ekspertët thonë se shuma mesatare e paguar si dëm për qytetarët e sulmuar nga qentë endacakë është rreth 2 mijë eurosh. Sipas kësaj, nëse për dy vjet ka pasur 68 padi për kompensim të dëmit për shkak të kafshimit nga qentë, atëherë shuma e paguar nga arka e komunës së Qytetit të Shkupit do të ishte 136 mijë euro ose nga 68 mijë euro në vit.
STACIONARI I VETËM NË VEND
Administrata e qytetit lavdërohet me të, kurse organizatat joqeveritare dhe qytetarët po kritikojnë kushtet dhe trajtimin johuman për këto kafshë të pafuqishme shtëpiake.
E vërteta rreth stacionarit “Vardarishte” është diku në mes. Tek institucionet ndoshta mbizotëron racionalizmi, tek aktivistët dhe qytetarët emocionet. Por është fakt se përveç këtij stacionari, në Qytetin e Shkupit me gati një milion banorë, nuk ka asnjë lokacion tjetër ku shteti do të kujdesej për kafshët e pafuqishme shtëpiake dhe endacake, numri i të cilave është në rritje.
Qyteti në programin e tij vjetor planifikon nga rreth 250 në muaj, kurse 3.000 kafshë në vit kapen, transportohen, sterilizohen dhe eutanizohen në këtë stacionar.
Përveç stacionarit “Vardarishte”, i cili sipas reagimeve nuk është një shembull i mirë i një strehimoreje adekuate, në Shkup nuk ka ndonjë shërbim tjetër për kafshët. Edhe më parë është regjistruar se stacionari ka në dispozicion 72 kafaze, ndërsa në një kafaz, varësisht nga madhësia, mund të akomodohen edhe më shumë qen. Departamenti i NP-së “Higjiena Komunale” në stacionarin “Vardarishte” ka 28 punëtorë në terren – gjahtarë, kurse në terren funksionojnë dy automjete të pajisura me litarë të çeliktë dhe rrjete speciale.
Aktivistët me sloganin “Dry për Vardarishte” me indinjatë tregojnë në lidhje me situatën në stacionar dhe disa herë në vitet e fundit dalin në protestë kundër trajtimit të qenve endacakë.
Por, në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” janë me qëndrim se gjithçka është në rregull. Në përgjigjen e tyre ndaj kërkesës së SCOOP-ti për qasje të lirë deri te informacionet, thuhet: “Stacionari Vardarishte punon me hapësira adekuate për trajtim mjekësor dhe me kafaze-boksa për strehim. I ka dhe i respekton plotësisht rregullat të përcaktuara në Rregulloren për kushtet teknike të strehimoreve, sigurojnë një shërbim veterinar dhe një organizatë referente veterinare për trajtimin e kafshëve endacake si Spitali veterinar SHPK Shkup, si dhe një personel të trajnuar që kujdeset për qentë e kapur endacakë. Për eutanazinë e kafshëve të pastreha vendos mjeku i mjekësisë veterinare në përputhje me rregullat ligjore, ndërsa pas vdekjes, kafshët e ngordhura largohen në përputhje me rregullat, varrosen në një gropë të ndërtuar posaçërisht për varrimin e tyre në deponinë sanitare Drisla”.
Nga ana tjetër, Meri Jordanovska, thotë se “Vardarishte” është një institucion jashtëzakonisht jo transparent:
“Kur do ta shihni furgonin e stacionarit “Vardarishte” në të cilin shkruan “Trajtimi human i qenve endacakë”, ju keni ndjenjën se bëhet fjalë për një vend idilik, me bar mbi të cilin vrapojnë qentë. Por, kur do të hyni atje, do të shihni se është në të vërtetë një vend horor. Një institucion që duhet të ofrojë një trajtim human, nuk do të duhej të më jepte ndjenjën se kur do të hyj atje do të ndjehem sikur të kem hyrë në DSK-në”.
GJENDJA ME KAFSHËT E PASTREHA NË VEND ËSHTË JASHTË KONTROLLIT
Shumë pronarë i braktisin qentë e tyre. Janë të lënë në mëshirë të fatit. Të frikësuar deri në vdekje, të pamësuar në kushtet e rrugës, disa prej tyre bëhen agresivë dhe të rrezikshëm. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë të shqetësuar seriozisht për kafshët, ndërsa një pjesë e tyre kanë frikë për veten dhe fëmijët e tyre.
“Kur bëhet fjalë për numrin dukshëm të rritur të qenve të cilët nuk janë strehuar dhe janë të quajtur si “qen endacakë”, atëherë parashtrohet pyetja se cila është përgjegjësia e njeriut për këtë dukuri edhe si individ edhe si shoqëri?”, thotë Prof. d-r. Mice Duduçki, psikiatër.
Sipas tij, siguria dhe shkaqet shëndetësore nuk janë arsyetim për mënyrën johumane të zgjidhjes së problemit – vrasja apo helmimi i qenve.
“Shërbimet komunale do të duhej të zbatonin një aksion të vazhdueshëm për të strehuar kafshët e pastreha. Do të ishte më së miri që me kastrim të zgjidhej problemi i përhapjes së tyre të mëtejshme dhe në këtë mënyrë të reduktohet numri i kafshëve endacake“, thotë Duduçki.
Për fat të keq, shton ai, “në racën njerëzore, ka individë të cilët në mënyrë sadiste sillen ndaj kafshëve, qoftë përmes dhunës ndaj tyre qoftë përmes gjuetisë së organizuar apo të paorganizuar, duke i vrarë me armë të zjarrit apo që është edhe më e rrezikshme me shpërndarje të helmit në rrugë, gjë e cila rrezikon edhe sigurinë e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve”.
Ndërkohë, anketa e realizuar nga ana e SCOOP-it tregoi se qytetarët kanë pothuajse mendime të ngjashme. Sipas tyre, duhet të gjendet një mënyrë për të ndryshuar situatën. Zgjidhja më e shpeshtë e mundshme shihet në ndërtimin e stacionareve. Qytetarët e anketuar dënojnë sjelljet e dhunshme të individëve dhe mosreagimin e institucioneve. Disa prej tyre kanë frikë nga qentë, por pavarësisht kësaj dënojnë çdo lloj dhune ndaj tyre.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov para gazetarëve doli me një koment se me shpërndarjen e helmeve përreth mund të dëmtohen edhe fëmijët që luajnë nëpër parqet.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të cilët do të vërejnë një helm të shpërndarë në mjedis apo personat që hedhin helmin e tillë t’i denoncojnë menjëherë në polici me qëllim që të shmangim shkaktimin e rrezikut me përmasa më të mëdha“, deklaroi për mediat kryetari Shilegov.
Kryetari i Komunës së Qendrës, Sasa Bogdanoviq, para disa ditësh u bëri thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndonjë ushqim të dyshimtë të lënë në rrugë dhe gjelbërimin publik, menjëherë të raportojnë në komunë dhe në stacionin e policisë që të mund të pastrohet ai menjëherë.
“Në daljen e deritanishme në terren dhe aksionet që i realizuam, është gjetur helm në mish dhe në ushqim të përgatitur nga restorante në lagjet Kapishtec, Bunjakovec, Klubi i Gazetarëve dhe te Spitali Shtetëror. Padyshim bëhet fjalë për një aksion të organizuar që nuk e bëjnë 1 ose 2 persona, ata veçanërisht janë aktivë në orët e natës. Është e vështirë për t’u gjetur autorët dhe për këtë arsye një pjesë e të punësuarve të komunës do të dhurojnë nga pagat e tyre në mënyrë që të sigurohet një shpërblim për ata qytetarë që do të raportojnë për helm të hedhur për qentë“, thotë Bogdanoviq.
Nga Komuna e Karposhit thonë se janë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shtetërore për parandalimin e incidenteve të këtilla dhe veprimeve të paligjshme.
“Vetëqeverisja lokale me vendosmëri u vendos për zgjidhjen e këtij problemi aktual që na prek të gjithëve. Për këtë qëllim, këtë mëngjes vendosëm një komunikim me stacionin e policisë së Karposhit dhe kemi rënë dakord të veprojmë bashkërisht në terren, që nënkupton shënimin e helmeve të zbuluara, largimin e tyre dhe identifikimin e autorëve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje