Helen Mirren është zyrtarisht një top modele.

Ylli 76 vjeçar doli në pistë të dielën, duke ecur para Kullës Eifel për shfaqjen e Javës së Modës në Paris të L'Oréal e veshur me një kostum të zbukuruar të zi dhe penel dramatik të errët.


Ajo e kombinoi veshjen me taka me platformë dhe flokë të kapura në një topuz të çrregullt.

mirren 01 1

"Unë jam angleze, mund ta bëj këtë", tha Dame, duke shtuar se ajo ishte më shumë e shqetësuar për ecjen me taka.

"Unë do të jem në pasarelë si një gjigante", vazhdoi ajo. "Unë i dua ato, sepse është bukur të jesh papritur disa centimetra më e gjatë, veçanërisht kur je e rrethuar nga të gjitha këto modele".

helen mirren loreal lead

Marka festoi 50 vjetorin e emërtimit "Sepse ia vlen", dhe shfaqja gjithashtu përfshinte valltare të veshura me bluza që shkruanin "Feminist dhe Femërore". /Telegrafi/

mirren 02