Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryesia e këtij subjekti partiak do të vazhdojë edhe nesër konsultimet në mënyrë që më 3 gusht të kenë paraqitje legjitime në garë.
“LDK është duke punuar, kemi mbajtur një mbledhje te kryesisë kemi vendos të vazhdojmë konsultimet edhe nesër. Fokusi ka qenë përgatitja sa më e mirë e kuvendit dhe arritja e një marrëveshjeje konsensuale për kandidatin që do të paraqitet të shtunën në garë. Deri atëherë do të angazhohemi për të ndërtuar një marrëveshje të përbashkët që LDK të legjitimojë kryetarin të shtunën”, ka thënë Haziri.
Lutfi Haziri për Info Magazine të Klan Kosovës ka mohuar që sot të kenë vendosur që Isa Mustafa të jetë kandidati konsensual për të parin e këtij subjekti.
”Nuk ka ende një marrëveshje e cila i vendos kapak kësaj çështje, angazhimet i kemi të përbashkëta me kryetarin e LDK-së, por përmes formave të tjera janë përmendur dhe lakuar edhe emra të tjerë. Nëse nuk ka marrëveshje, unë do të kandidojë. Me përgjegjësinë e plotë të tij i bie që angazhimi i 355 delegatëve në kuvend të kenë kushte dhe atmosferë pune për të zgjedhë kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm”.
”Është konfirmuar edhe njëherë që pa LDK-në nuk ka as zgjedhje as zgjidhje në këtë vend. Ne po përgatisim një manifestim solem, ku zgjedhjet do të përqafohen dhe përjetohen si sukses i madh i madh i LDK-së”.
Haziri më tej ka pranuar se gara do të vazhdojë të shtunën e 3 gushtit, ku nëse nuk arrihet marrëveshje e brendshme, ai pohoi se edhe ai do të jetë pjesë e kandidaturës.
”Gara nuk është përjashtuar, kuvendi po mbahet për garë. Besoj që angazhimi është i jashtëzakonshëm politik që kuvendi të jetë mirë i përgatitur dhe i suksesshëm deri në ditën e fundit. Atmosfera e kryesisë ka qenë korrekte, kolegiale, dhe strukturat po ashtu. Ka qenë një takim pune, përgatitor që kuvendi të dalë sa më i suksesshëm”.
“Karshi kësaj gare, roli i Isa Mustafës ka qenë dhe mbetet i padiskutueshëm në angazhimin për arritjen e një marrëveshje. Po vjen koha e një mobilizimi politik, dhe ai mobilizim do ta arrijë kulmin më 3 gusht. Angazhimi ynë është në këtë drejtim, vlerësimet çojnë që kuvendi të dalë sa më mirë dhe sa më legjitim”.
“LDK deri në fund ka me qenë unifikues. LDK-së i duhet një unitet dhe ai unitet do bëhet me mobilizim qytetar. LDK e ka përgjegjësi historike që këtë proces t’ua dëshmojë të tjerëve se si të sillet në këto situata. LDK do t’i gëzojë shumicën e njerëzve në Kosovë”, ka theksuar Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore
Maqedoni, seancë konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime