LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë një reagim pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e diel.

Haziri në postimin e bërë në Facebook, shkruan se LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, transmeton Telegrafi.

“Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë”, thotë ai.


Haziri shtoi tutje se LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.

“LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim”, thotë mes tjerash ai.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën ditën e diel, ku sipas rezultateve preliminare LDK u radhit partia e tretë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

​A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

Lajme
Kalo në kategori