LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu viziton të burgosurat në Qendrën Korrektuese në Lipjan, bisedojnë për jetën pa dhunë dhe barazi për secilin

Haxhiu viziton të burgosurat në Qendrën Korrektuese në Lipjan, bisedojnë për jetën pa dhunë dhe barazi për secilin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar sot në një vizitë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Haxhiu ka theksuar se në vizitë me të burgosurat  ka biseduar për jetën pa dhunë dhe barazinë për secilin, transmeton Telegrafi.

“Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në burgun e grave, bashkë me ministrin Vitia, vizituam të burgosurat për tu njohur më shumë me sfidat dhe përkujdesjen shëndetësore ndaj tyre. Bashkërisht shfrytëzuam këtë ditë që të bisedojmë për jetën pa dhunë dhe barazinë për secilin”, thotë ajo.

Tutje, ministrja ka shtuar se “Pas periudhës korrektuese, gratë do t’i kthehen familjes dhe shoqërisë. Ato do të jenë edhe më të vetëdijshme mbi të drejtat dhe liritë e tyre”.

“Ne i informuam që gjithandej po vazhdojmë organizimin e kampanjës “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, që ka për qëllim angazhimin tonë të përbashkët për çdo ditë, në ngritjen e vetëdijes kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Tutje ministrja ka shkruar se secilës prej tyre u ka ndarë nga një lule me mesazhin “Marsi është muaj i cili shënon përpjekjet e grave për liri dhe barazi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori