Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sot se Qeveria Kurti nuk mund të mbajë përgjegjësi për Gjykatën Speciale, pasi “e kemi gjetur fakt të kryer”.
Në një konferencë për media, Haxhiu tha se përgjegjës duhet të mbahen ata që në kohën kur është themeluar Specialja, “ua kishin ndryshuar duart deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Këto komente ajo i bëri pasi u pyet se çfarë rezultate pret pas paralajmërimit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për rezolutën kundër Dick Martyt, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë para dy dite.
Ministrja u shpreh se e mirëpret miratimin e kësaj rezolute, por se sipas saj, është herët të japë qëndrim se a do të japë rezultate.
“Është herët të japë një qëndrim për këtë. Por, ju e dini që Specialen e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Ne Gjykatën Speciale e kemi gjetur si fakt të kryer. Nuk mund të mbahemi përgjegjës si qeveri për këtë”.
“Përgjegjës duhet të mbahen ata që në atë kohë ua kishin ndryshuar duart deputetëve të Kuvendit. Janë pikërisht ata që akuzojnë qeverinë tonë, por duhet të japin përgjegjësi për veprimet që i kanë bërë”, deklaroi Haxhiu para mediave.
Haxhiu tregoi se janë duke bashkëpunuar me institucionet gjegjëse për të krijuar një mekanizëm që do ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale.
“Për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen në Hagë të respektohen. Sa i përket mekanizmit mbikëqyrës, është në kuadër të diskutimeve institucionale ndaj dhe s’mund të them se cila është zgjidhja për këtë”.
“Jemi në diskutim me institucionet për ta adresuar këtë çështje. Sepse është e paprecedentë që Gjykata Speciale nuk ka mekanizëm. Ne do të përpiqemi të krijojmë një mekanizëm që ka kredibilitet dhe ka besim qytetari i Kosovës”, shtoi tutje ajo.
Haxhiu tutje foli edhe për Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Para mediave, ajo tha se e mirëpret votimin në parim të këtij projektligji nga ana e deputetëve, ndërsa u zotua se të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen dhe shndërrohen në amendament.
“Ne do të jemi pranë grupit punues që t’i ndihmojmë për këtë çështje. Ne kemi interes që të jemi në linjë me demokracitë më të mëdha në botë”, deklaroi Haxhiu.
Sa i përket votës abstenuese të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, tha se e mirëpret qëndrimin e tij.
“Sepse ai e ka dërguar projektligjin në Komisionin e Venecias. Ai ka sqaruar se do ta mbajë atë qëndrim derisa të merren parasysh rekomandimet e këtij komisioni. Ne e kemi mirëpritur qëndrimin e tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë