LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzënë nga komunat veriore, Qeveria Kurti po hesht

Haxhiu: Ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzënë nga komunat veriore, Qeveria Kurti po hesht
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu / Foto: Ridvan Slivova

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar qasjen e qeverisë në lidhje me procesin e vaksinimit.

Haxhiu  e ka konsideruar papërgjegjësi që sot janë bërë vetëm 518 vaksinime derisa dje 956.

“Vaksinat e dhuruara donacion pothuajse u shpenzuan, ndërsa ato të “blera” nga Qeveria nuk kanë arritur në Kosovë dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të furnizohet Kosova me vaksinat Pfizer”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës po ashtu ka akuzuar shtetin për procesin e vaksinimeve në veri të vendit.

“E në anën tjetër ekipet e vaksinimit të Kosovës janë përzë nga komunat veriore, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë informacion për atë se çfarë u ndodhi mjekëve tonë në veri”.

Deputeti i PDK-së thotë se mjekët janë përzënë e poshtëruar nga veriu i vendit, derisa sipas tij “Qeveria Kurti  hesht”

“Qeveria Kurti nuk është në gjendje as të sigurojë vaksina dhe as të sigurojë ekipet e saj të vaksinimit që ta kryejn detyrën me përgjegjësi”, ka shkruar tutje Haxhiu duke e konsideruar procesin “dështim total”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori