LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala: Pacolli të japë dorëheqje ende pa zbritur nga aeroplani i tij (Video)

Haxhi Shala: Pacolli të japë dorëheqje ende pa zbritur nga aeroplani i tij (Video)

Deputeti i NISMA Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala ka thënë se politika e jashtme e Kosovës ka dështuar me lobim, pasi sipas tij,  është e qartë që Daçiqi ka dalë më mirë me lobim.

Shala, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, tha se si shtet Kosova duhet të krenohet me punën që ka bërë, por dikush nga politika e jashtme duhet të japë përgjegjësi.

“Ana e profesionale e ekipit profesional, e krijuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe dikasteret tjerë, e kanë kryer punën shumë mirë. Si shtet ne duhet të krenohemi edhe me policinë edhe me këtë ekipin e krijuar”, tha ai.


Deputeti i koalicionit qeveritar ka thënë se politika e jashtme nuk duhet më të udhëhiqet nga biznesmenët.

“Politika e jashtme ka dështuar. Dikush duhet të japë përgjegjësi…Pacolli duhet të japë dorëheqje morale ende pa zbritur nga aeroplani i tij privat. Për mendimin tim, nëse ka dorëheqje morale ai [Pacolli] duhet të ofrojë dorëheqjen”.

Shala ka thënë se Pacolli nuk e ka vendin në diplomaci dhe nuk është as në kohën e duhur për të drejtuar këtë dikaster.

“Ai nuk është njeriu i duhur në kohën e duhur. Z. Pacolli nuk mund të udhëheq politikën e jashtme”, tha ndër të tjera deputeti Shala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Kalo në kategori