Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka uruar babait të tij ditëilndjen.

Tash që ka një rol më jo aktiv në ekzekutivin e vendit, presidenti po gjenë kohë edhe për familjen e tij dhe këtë nuk heziton ta shprehë edhe në rrjete sociale.


Ai në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi, ka publikuar një foto me babain duke ia uruar ditëlindjen.

Thaçi e konsideron babain e tij shembull dhe frymëzim.

"Sot babai im Haxhiu, mbushi 79 vjet. I uroj shëndet të mirë në vitet e ardhshme. Me përkushtimin e tij ndaj familjes, punës, edukimit të fëmijëve dhe atdhedashurisë, gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet shembull dhe frymëzim për ne", ka shkruar presidenti në Facebook.

Duket se këto momente Thaçi po i shijon pranë familjes në Burojë të Skenderajit dhe një pushim i vogël nga jeta presidenciale bën gjithmonë mirë. /Telegrafi/