Harry Kane i ndërpritet intervista nga tifozët e Arsenalit, ata e thumbojnë keq duke e përmendur Granit Xhakën

Tifozët e Arsenalit nuk e harrojnë lehtë rivalin e tyre më të madh lokal Tottenham Hotspur, edhe në momentet kur nuk kanë përballje direkte me ta.
Arsenal dhe Bayern Munich janë përballur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke luajtur baras 2-2, derisa Kane shënoi një nga golat për bavarezët.
Harry Kane është legjendë dhe ish-kapiten i Tottenham Hotspur dhe normalisht nuk kanë munguar thumbimet nga tifozët e Arsenalit.
https://telegrafi.com/gabimi-skandaloz-gjyqtarit-mbrojtesi-arsenalit-e-kapit-topin-dore-ne-zone-dhe-nuk-u-akordua-penallti/
Pas ndeshjes, 30-vjeçari u ndal për një intervistë në fushë, por tifozët e Arsenal nuk e harruan rivalin e tyre të vjetër.
Ata e thumbuan Kane në lidhje me faktin se skuadra e tij këtë sezon nuk do ta fitojë Bundesligën, ndërsa nisën të këndonin në kor se kryesuesi i kampionatit është Granit Xhaka, ish-lojtari i tyre sezonin e shkuar.
"Granit Xhaka është në krye të kampionatit", këndonin tifozët e Arsenalit, derisa Kane e ndali intervistën dhe buzëqeshi nga këngët e tifozëve londinez.
Video në fjalë kur tifozët e Arsenalit kanë kënduar për Granit Xhakën është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/centregoals/status/1777984454151299148









































