LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane ka një biznes personal që i ka ndihmuar atij të fitojë miliona euro

Harry Kane ka një biznes personal që i ka ndihmuar atij të fitojë miliona euro

Biznesi i suksesshëm i Harry Kane ka kontribuar në rritjen e vlerës së tij pasi tashmë janë zbuluar shifrat e parave që ai fiton. 

Kane është njëri prej lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, me një pagë prej 400 mijë eurosh në javë tek Bayern Munich. 

Në këtë mënyrë ai ka grumbulluar 3.6 milionë euro në paga që prej se u transferua në Bundesliga, por kjo nuk është burimi i vetëm i të ardhurave për anglezin. 


Sipas një raportimi nga The Sun, bashkëpunimet e ndryshme të Kane me kompanitë e mëdha botërore kanë bërë që ai të fitojë 10.8 milionë euro përmes të drejtave të tij të imazhit. 

Është lënë të raportohet se dokumentet që i përkasin një kompanie të huaj e cila përdor emrin e Kane (The Harry Kane Company) duke menaxhuar interesat e lojtarit në futboll, biznes dhe në bamirësi, i kanë fituar kapitenit të Anglisë plotë 11 milionë euro dhe të cilat mund të rriten edhe më shumë. 

Kane gjithashtu ka një portofol të pronave të cilën e ka krijuar me ndihmën e vëllaut dhe agjentit të tij Charlie si dhe prindërve. 

Calhanoglu zbulon se çfarë i tha Bayern Munichut pas interesimit për transferim gjatë verës
Lexo po ashtu Calhanoglu zbulon se çfarë i tha Bayern Munichut pas interesimit për transferim gjatë verës

Kjo kompani quhet Edward James Investments – Edward është emri i mesëm i Kane dhe më herët ishte raportuar që kjo firmë ka vlerën e 13 milionë eurove. 

Më herët gjatë vitit 2024 kur The Sunday Times Rich List ‘40 kishte publikuar listën e personave më të paguar në botë, Kane ishte renditur i 35-ti me një pasuri prej 76 milionë eurosh. 

Por ai tani pritet që ta përmirësojë këtë shifër në më shumë se 91 milionë euro dhe nuk do të ishte befasi nëse kjo rritje do të vazhdojë edhe në 2025./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori