LAJMI I FUNDIT:

Harroni intervenimet kirurgjike dhe filerët: Për një minutë do të keni buzë të plota

Harroni intervenimet kirurgjike dhe filerët: Për një minutë do të keni buzë të plota

Shumica e vajzave sot u nënshtrohen operacioneve të ndryshme, intervenimeve, injektojnë hijaluron apo filerë

Nuk keni nevojë të shpenzoni për dukje të plotë të buzëve.


Pas pyetjeve tuaja të shumta lidhur me këtë temë, kemi vendosur që të merremi me të dhe qe se çfarë kemi zbuluar, transmeton Telegrafi.

Sekreti i buzëve të plota qëndron në këto gjëra:

Piling për buzë dhe laps për buzë rezistues nda ujit – madje në ngjyrë e cila saktësisht i përshtatet ngjyrës suaj të buzëve, përkatësisht një nuancë më e errët.

Më parë njomi buzët me pak ujë dhe u bëni pak masazh me piling të veçantë për buzë i cili buzët do t’i bëjë të skuqura dhe njëherësh më të plota.

Pilingun mund ta bësh edhe vetë – përziej sheqer, mjaltë dhe pak vaj kokosi.

Pastaj shpëlajë mbetjet e pilingut nga buzët, thaj buzët, dhe me laps për buzë vizato buzët – për efekt më të plotë kalo lehtësisht me laps mbi skajet e buzëve.

Vë pak produkt për kurë të buzëve, shto pak shkëlqim dhe kjo është e gjitha! /Telegrafi/