Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje mund të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, por mos të keqpërdorë situatën dhe të ardhurit nga Shqipëria si pasojë e tërmetit atje.
Haradinaj këto komente i bëri pas vendosjes së kurorave me lule te shtatorja e ish-presidentit Rugova në 75 vjetorin e lindjes së presidentit të ndjerë.
“E lus Vetëvendosjen që po kanë mobilizim të madh le të garojnë zgjedhje në Shqipëri, le të garojnë me Edi Ramën, Metën, e Lulzim Bashën po mos të bëjnë keqpërdorim të të ardhurve se nuk është në rregull”, tha ai.
Kryeministri në detyrë tha se fushata zgjedhore në Kosovë ka përfunduar dhe Vetëvendosje nuk duhet t’i ngatërrojë temat.
“…E dimë që në Shqipëri do të ketë zgjedhje së shpejti dhe e dimë që Vetëvendosje e ka në plan me garu në zgjedhje atje. Por nuk duhet me i përzi temat e punës institucionale…Shikoni këtë listë të veprimeve që i kanë ndërmarrë institucionet e vendit dhe të marrin t’i lexojnë shoqëria civile, ‘show-bizi’, partitë politike etj”, u shpreh Haradinaj, duke thënë se për tërmetin në Shqipëri ka pasur edhe kujdestari institucionale në Kosovë.
“…E shoh se janë kyçur të tjerët, e kisha lut sidomos Vetëvendosjen të garojnë në zgjedhje në Shqipëri se nuk jam kundër kësaj, është e drejtë e tyre po mos t’i përziejnë temat… Mos të mendojnë të fitojnë poenë me njerëz të zhvendosur se është rrezik dhe precedent i keq”, tha ai, duke shtuar se nuk është në rregull një zhvendosje e njerëzve që nuk vijnë prej zonave të prekura nga tërmeti.
“Dikush po i mashtron njerëzit… Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është rregull”, tha ai.
Sipas kryeministrit në detyrë ai ka qenë në vendngjarje dhe Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar duke i dërguar FSK-në dhe Policinë.
Ai ka lutur qytetarët e Shqipërisë që nuk janë të prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë, pasi nuk është e vërtetë që ata të cilët vendosen në Parkun Inovativ gjerman në Prizren do të dërgohen në Gjermani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze