LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj uron komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, për marrjen e detyrës së re

Haradinaj uron komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, për marrjen e detyrës së re

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.

Në këtë takim Haradinaj e uroi komandantin e KFOR-it, për marrjen e detyrës së re, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR- i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë popullit të Kosovës në ofrimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh mirënjohës për mbështetjen që KFOR-i ka dhënë për ngritjen dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Në këtë takim, kryeministri në detyrë Haradinaj e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Risi, për proceset e përgjithshme në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, duke vlerësuar se situata në vend është e qetë dhe stabile.

Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, e falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke premtuar  angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori