LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta, kur po përballemi me Serbinë

Haradinaj: Do të skuqen ata që po bëjnë veprime të padrejta, kur po përballemi me Serbinë

“Ne do ta çojmë Kosovën aty ku i takon, në familjen e popujve e shteteve. Një Kosovë e anëtarësuar në OKB e në NATO. Kurrë nuk ka me e korit veten Kosova, por askush nuk ka me pas mundësi ta ndalë Kosovën deri në vendin e merituar që i takon si e drejtë e shqiptarëve”.

Kështu ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë homazheve që ka bërë në Gllogjan, në 20-vjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajt dhe shokëve të tij.

Me këtë rast kryeministri tha se shqiptarët janë popull i sakrificës dhe se nuk do të lejojë që dikush t’ia ofendojë krenarinë e t’ia mohojë dhimbjen.


“Ne jemi popull i respektueshëm, por nuk duhet që askush ta teprojë me ne. As të mos mendojnë se mund të mohojnë e mund të ofendojnë dhimbjet, luftën, por edhe krenarinë tonë…As krenarinë nuk ka të drejtë dikush të na ofendojë. Për shkak se nuk është një krenari e falur, është një krenari që vjen prej jetërave të djemve më të mirë të atdheut, të vajzave më të mira”, ka thënë kryeministri.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave se “kinse” i ka falur Malit të Zi pjesë të territorit të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë që Kosova e ka falë Çakorrin… Ju e dini, shpesh nuk i kemi deklaruar të gjitha rrjedhat e punëve që i kemi bërë. Shumë njerëz janë befasuar edhe ushtria kur iu ka ardhur si punë e kryer, po nuk kanë besuar që kryhet. Shumë kanë menduar që janë veç fjalë, veç rrena, po sot kemi ushtri. Nuk është falë Çakorri as Kulla, rren është, krejt ata që rrejnë e dinë që janë duke rrejtur. Por e bëjnë për arsye të ulëta”, tha Haradinaj.

Kryeministri në vendin e tij të lindjes ka ripërsëritur se nuk do të lejojë të ndryshohen kufijtë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk ka bërë  veprime kundër  interesave të atdheut.

“Pushtetet shkojnë e vijnë, unë i kam kaluar nja 12, 13 vjet në opozitë, jo si disa të cilët flenë tek gratë e tek fëmija i tyre sot ose ku me ditë ku shkojnë e shëtitën, por i kam kaluar disa vite edhe në burg. Kurrë nuk jam ligur, kurrë nuk kam bërë gabime në interes të atdheut, as unë e as familja ime. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumica prej tyre kanë me u skuq për ato që po i bëjnë, që janë të padrejta në kohën kur jemi duke u përballur me Serbinë”, tha Haradinaj. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori