LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Haradinaj-Stublla kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar ndihmën e Austrisë për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në rajon që nuk gëzon të drejtën e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian.

Gjatë një video-konferencë sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christofer Weidinger, ministrja Haradinaj – Stublla tha se çështja e vizave vazhdon të mbetet temë e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, dhe se lëvizja e tyre e lirë është e merituar dhe çdo kusht është i plotësuar.

“Qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen në të njëjtën paralele me qytetarët tjerë të Evropës. Kërkova që zëri i Austrisë të vazhdojë të jetë fuqishëm pro liberalizimit të vizave për vendin tonë”, tha Haradinaj-Stublla.


Haradinaj-Stublla ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë COVID-19, me donacionet e ofruara nga shteti austriak, si dhe kërkoi mbështetjen e mëtejme në këtë situatë të vështirësuar globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori