LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Kërcënimet hibride ruse -serbe janë rrezik për rajonin

Haradinaj-Stublla: Kërcënimet hibride ruse -serbe janë rrezik për rajonin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mori pjesë në konferencën e Koalicionit të Lirisë së Mediave, i cili u mbajt në nivel ministror, ku shprehu domosdoshmërinë për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër kërcënimeve hibride, siç janë dezinformimi dhe veprimet e lajmeve të rreme.

Para një paneli të zgjedhur ministrash e ekspertësh të njohur të fushës, midis të cilëve ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne, Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis dhe Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok etj.., ministrja Haradinaj-Stublla ngriti problemin që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor me lajmet hibride.

Sipas komunikatës së MPJD, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova është një shënjestër e vazhdueshme e një vale masive dezinformimi dhe lajmesh të rreme, të nxitura nga aktorë të huaj në përpjekjet për të ndikuar në debatin e brendshëm dhe rajonal.


“Përmes lajmeve të rreme synohet të luhet me ankthet dhe emocionet e njerëzve duke rrezikuar mjedisin e qëndrueshëm të sigurisë në Kosovë dhe qetësinë publike. Pandemia Covid19 ka lejuar më shumë terren dhe hapësirë që ky synim destruktiv të përparojë me një ritëm alarmant”, u shpreh ajo, duke shtuar se “informacioni i rremë dhe mashtrues, i sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia, kryesisht rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, po synon të dëmtojë kohezionin etnik dhe është kundërproduktiv ndaj përpjekjeve të SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”.

Ky ishte takimi parë në nivel ministror i Koalicionit të Lirisë së Medias, i përbërë nga një grup prej 37 vendesh ku Republika e Kosovës është anëtare e plotë dhe e barabartë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori