LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shqetësuese niveli i vrasjeve, dora e shtetit duhet të ndihet

Haradinaj: Shqetësuese niveli i vrasjeve, dora e shtetit duhet të ndihet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shqetësues niveli i vrasjeve kohët e fundit në Kosovë-katër në vetëm dy ditë.

Ai ka deklaruar se kjo nuk do të duhej të ndodhte në Kosovën e lirë.

“Kemi humbur shumë jetë në luftë për të mos humbur as edhe një në paqe. Dora e shtetit duhet të ndihet, para së gjithash, në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Kjo amulli në rritje, e përkthyer në dhunë dhe vrasje, nuk është Kosova që duam”, ka pohuar ai.


Ai ka ka shkruar se “kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i “trimëruar” kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit”.

“Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit. Siguria e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti numër një, dhe shembulli duhet të vijë nga ata që kanë institucionet në duar”, theksoi ai.

Haradinaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin

​Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Tërnava apelon për ndalimin e vrasjeve: Në islam është akt i ndaluar dhe gjynah i madh

Tërnava apelon për ndalimin e vrasjeve: Në islam është akt i ndaluar dhe gjynah i madh

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori