LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Së bashku me Batalionin “Atlantiku” duhet t’i tregojmë botës çfarë ka bërë Serbia në Kosovë

Haradinaj: Së bashku me Batalionin “Atlantiku” duhet t’i tregojmë botës çfarë ka bërë Serbia në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në akademinë për 20 vjetorin e themelimit të Batalionit “Atlantiku”, ka thënë se historia e Kosovës është më e begat kur edhe Batalioni “Atlantiku” iu bashkua.

Haradinaj ka theksuar se ky Batalion e ka kryer pjesën e vetë në këtë histori.

“Për ato kohë të vështira të kombit tonë do të flitet gjithnjë, brez pas brezi, dhe kur flitet për luftën e Kosovës, në këtë historinë tonë edhe batalioni Atlantiku e ka pjesën e vetë. Historia jonë bëhet më e begat për shkak se edhe ata që ishin më së largu iu bashkuan atdheut. Kur e flasim historinë tonë është e dhimbshme, është histori martire. Në emër të Kosovës janë thurur lavde e mite nga të tjerët, dhe ende vazhdojnë të thuren për tokën tonë. Por ajo çka është me rëndësi, është se kanë zënë vend dëshmorët, martirët, kontributi jua, flijimi i vëllezërve Bytyçi, dhe e drejta e të gjithëve”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Sipas tij Serbia sot po vazhdon ta mohoj krimin që ka bërë në Kosovë.

“Tradita e bashkimit në përvjetor duhet të ruhet dhe të vazhdohet. Ne në këto ditë po i kujtojmë flijimet tona anekënd atdheut,. Serbia sot po provon ta mohoj krimin që ka bërë, po provon ta ndërroj të vërtetën duke u paraqitur viktimë. Si atëherë edhe sot ju jeni të nevojshëm për atdheun, që t’i tregojmë botës, se jo vetëm që ishim viktima, por mbi ne ushtruan gjenocid. Na është marr çdo gjë, edhe buka në sofër, gjysma e popullit të Kosovës është përzënë, gjysma tjetër ka jetuar me torturë. 20 mijë femra të Kosovës janë viktima të dhunës seksuale, duhet t’ua tregojmë këto botës”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se me ndihmën e Batalionit “Atlantiku” duhet t’i tregohet botës e vërteta.

“Duhet të nxirre në dritë e vërteta e Kosovës, të jemi bashkë që të mos lejojmë dikë ta tjetërsoj të drejtën tonë. Kërkojë ndihmën e juaj të rrimë të bashkuar, sepse puna e Kosovës nuk është kryer krejt, nëse jemi bashkë duhet ta kryejmë me nder këtë punë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori