Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimeve të Manastirit të Deçanit.
Haradinaj ka kërkuar nga udhëheqësit e Manastirit të mos bëhen pengesë për ndërtimin e një rrugë e cila ndihmon zhvillimin e atij rajoni që lidhet me Malin e Zi.
“Manastiri duhet të jetë i hapur për popull dhe duhet të kultivojë vlera ndërnjerëzore për çka është edhe i thirrur. E jo të jetë pengesë për zhvillimin e kësaj zone. Rruga do të bëhet”, ka thënë Haradinaj, për Express, të dielën.
Daut Haradinaj, i cili ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, ka kujtuar kohën edhe të luftës kur Manastiri është ruajtur dhe nuk është prishur. Madje, ka thënë se këtë objekt, shqiptarët, e kanë ruajtur me shekuj. Dhe nuk do ta prekin as tash.
“Tendenca për t’i dhënë ngjyrim etnik një rruge e cila është shpresa e vetme e mija qytetarëve të Deçanit është krejtësisht e papranueshme. Si qytetar i kësaj zone, dëshiroj të ju kujtoj palëve kundërshtuese se janë pikërisht këta banorë që me vite e shekuj kanë ruajtur si vlerë Manastritin e Deçanit. As edhe një guri i vetëm nuk është dëmtuar gjatë luftës”, ka shtuar ai.
“Prandaj, tash e pas plot 19 vitesh të kundërshrshtosh një rregullim të infrastrukturës në emër të zhurmës, apo Zonës së Mbrojtur, s’është gjë tjetër pos politike dhe aspak njerëzore”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, Manastiri i Deçanit ka kundërshtuar ndërtimin e rrugës për Plavë dhe për këtë i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët. Madje, Ambasadori i Amerikës ka thënë se është mirë që ndërtimet në atë rrugë janë ndalur.
“Ndërtimi në zona të mbrojtura është i ndaluar me Ligjin për Zonat e Mbrojtura që u miratua nga Parlamenti i Kosovës. Shkelja e këtij ligji, nënkupton refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të bëj implementim vendimin të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke i konfirmuar të drejtat pronësore të Manastirit të Deçanit përfaqëson shkeljen më flagrante të institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit.
Ambasadori Amerikan ka reaguar me një deklaratë lidhur me këtë çështje duke thënë se duhet të ndërpriten punimet e rrugës Deçan – Plavë. Kundër ndërtimit të kësaj rruge kanë dalur edhe përfaqësuesit e OSBE në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 12 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të kësaj rruge e nisur para katër vitesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja