LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Protesta e 9 korrikut mbahet pa i rrezikuar qytetarët, nga 99 protestues nëpër komunat e Kosovës

Haradinaj: Protesta e 9 korrikut mbahet pa i rrezikuar qytetarët, nga 99 protestues nëpër komunat e Kosovës

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politik, nuk kanë hequr dorë nga protesta e 9 korrikut, pavarësisht thirrjeve që ajo të mos mbahet për shkak të gjendjes me pandemi.

Nasim Haradinaj, nga kjo organizatë, tha sot në një konferencë për media se protesta do të mbahet në të gjitha komunat me nga 99 persona si shenjë e vitit 1999 kur Serbia mori goditjen përfundimtare në Kosovë.

“Ne i jemi drejtuar IKSHPK që të na sugjerojnë mendimin e tyre profesional. Ne sot kemi marrë përgjigje dhe na kanë thënë se nuk preferojnë veprime të tilla sepse rrezikojmë shëndetin e popullatës. Prandaj, ne nuk duam që të marrin përgjegjësi qoftë edhe për një individ, andaj në protesta të mbahet me datë 9 korrik, por do t’i delegojmë kryetarët e degëve që të organizojnë në ditën e njëjtë, në orën e njëjtë, me nga 99 persona. Do të mbahet me vetëm 99 persona, do të mbahen dy fjalime, i njëjti fjalim do të lexohet në të gjith komunat. Protesta ndërron taktikë, qasje, ku nuk rrezikohen qytetarët. Pra, degët e shoqatave, dhe degët e veteranëve marrin autorizimin për të organizuar protestën. Ne do ta mbajmë në Prishtinë me 99 persona”, tha ai.


Haradinaj tha se me këtë protestë po i drejtohen bashkësisë ndërkombëtare, pas propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte, e të cilat këta dy të fundit i kanë hedhur poshtë si të pavërteta.

“Ne po i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare, që tregoi se është politike. Nuk po ndjek individët. Kjo është vetëm protesta e parë, por tani për tani është ky hap “, tha ai.

Kryetari i OVL UCK-së Hysni Gucati, tha se në gusht do t’i drejtohen Kuvendit që të mos i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale.

“Ne do t’i drejtohemi Parlamentit që të mos i vazhdohet mandati kësaj gjykate “, tha ai, duke shtuar se me të gjitha grupet parlamentare do të diskutojnë dhe beson se do të gjejnë mirëkuptim në kërkesat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori