LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës

Haradinaj priti në takim Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, njëherit anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian, e shoqëruar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryetari i Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli si dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim kryeministri Haradinaj foli për progresin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht avancimin e pozitës së arsimit.

“Rritja e buxhetit në arsim për 12 për qind më shumë se viti i kaluar, dëshmon se jemi për cilësi dhe arsim të merituar dhe shqetësimet e të gjithëve tashmë kanë adresë dhe ky është hapi i parë në përmirësimin e arsimit në vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se janë të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investohet në ekonomi, në krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.


Kryeministri Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që në etapa të ndryshme kanë ndihmuar Kosovën në përmirësimin e gjendjes në arsim përmes projekteve të ndryshme, duke thënë se të gjithë duhet angazhuar që implementimi i agjendës për një arsim të mirëfilltë të shkojë në rrugë të drejtë.

Ndërkaq, Susan Flocken, drejtoreshë e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës ETUCE, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për angazhimin e Qeverisë në përmirësimin e sektorit të arsimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori