Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e tij për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe të bartë një numër pronash të cilat menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit dhe Ranillugut.
Kryeministri Haradinaj për KosovaPress ka thënë se sikur të gjitha komunave të tjera të Kosovës, edhe komunave me shumicë serbe iu kanë aprovuar kërkesat për prona shoqërore.
Ai ka mohuar të jetë kjo në kuadër zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“S’ka asnjë komunë e vendit që s’ka kërkuar prona, për varreza, për atë për këtë. Pra, kalim i pronës që është kompetencë nacionale me ua kaluar komunave në kompetencë. Pra, ajo pronë prapë është aty, prapë është publike. Pra, nuk është s’e e merr dikush privat. P.sh. kemi një rast kur i kemi dhënë Drenasit. Kësisoj ka në gjithë vendin, nuk është bërë asnjë përjashtim. Edhe komunave me shumicë serbe në bazë të procedurës së njëjtë në Kosovë ua kemi kaluar në administrim pronat që kanë qenë nën administrimin e AKP-së”, ka theksuar Haradinaj.
Kryeministri ka marrë shembull Pallatin e Rinisë për bartjen e kompetencave të kësaj ndërmarrje tek komuna e Prishtinës.
Megjithatë, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e shqyrtimit të vendimit nëse dikush konstaton se është në shpërputhje me çfarë do norme ose ligj të Kosovës.
“Përshembull Pallatin e Rinisë ia kemi dhënë komunës së Prishtinës. Nuk humb askush, Pallati i Rinisë është këtu. Nëse Qeveria ose AKP, ose dikush privat e merr një pronë, njëjtë është edhe me komunat si Parteshi, Ranilluku, Graçanica ose Prishtina, Gjilani ose Podujeva. Ne mbajmë takime të rregullta me kryetar të komunave, ata i kanë bërë këto kërkesa në bazë të procedurave të parapara dhe i kanë marrë përgjigjet. Pra, kjo është e vërteta. Tani nëse ka dikush që e gjen që është në shpërputhje me çfarëdo norme ose ligj të Kosovës, pse mos me shqyrtuar. Por, mos harroni se kjo praktikë që ka ndodhë është për të gjithë. Sa më përket mua, nuk e shoh problem”, ka thënë ai.
Ndërsa, AKP ende nuk ka pranuar ndonjë informatë zyrtare për këtë vendim.
Zyrtarë të AKP-së kanë thënë për KosovaPress se Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani nuk ka pranuar ndonjë informatë zyrtare lidhur me bartjen eventuale të pronave shoqërore në kompetencë të pushtetit lokal, përkatësisht siç thuhet të komunave Mitrovicë veriore, Ranillug dhe Kllokot.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat të qartë të transformimit të pronës shoqërore. Agjencia nuk mund të marrë veprime të cilat bien në kundërshtim me mandatin e saj ligjor që është e përcaktuar si administrator e ish-Ndërmarrjeve Shoqërore. Obligim ligjor i AKP-së është që të kujdeset për ruajtjen dhe rritjen e vlerës së Ndërmarrjeve Shoqërore deri në procesin e privatizimit dhe likuidimit si dhe në kujdesin që duhet të ketë për shpërndarjen e të ardhurave të 20% për ish punëtorët dhe kreditorët e kualifikuar të Ndërmarrjeve Shoqërore dhe kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore. Fondet e Mbetura pas procesit të likuidimit do të transferohen në Buxhetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, thonë zyrtarë për media të AKP-së.
Ndërsa, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) vlerëson që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të luaj rol proaktiv dhe të nxit bashkëpunimin e Komunave me shumicë serbe me institucionet e Kosovës. Mirëpo vendimet e fundit janë veprime të cilat i shërbejnë vetëm rritjes së autonomisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zgjerojnë hapësirën e ndikimit të Listës Serbe.
GLPS vlerëson që vendimet e Qeverisë së Kosovës jo vetëm që janë të ngutshme, por janë kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe mundësisë që rendi dhe ligji të zbatohen të pakushtëzuar nga kërkesat individuale të liderëve komunal në komunat me shumicë serbe.
“Qasja e Qeverisë së Kosovës vë në rrezik fatin e aseteve tjera të Kosovës që gjenden në territorin e komunave me shumicë serbe, dhe parandalon që ato prona të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës sipas interesit të Kosovës. Vendimet e Qeverisë, rrjedhimisht, janë konfirmim që kjo e fundit ka filluar të heq dorë nga kompetencat e saj në komunat me shumicë Serbe”, thuhet në reagimin e GLPS-së.
Sipas GLPS-së autonomia për Komunat me shumicë serbe nuk ka dimenzion tjetër dhe nuk mund të shfaqet ndryshe veçse në këtë formë ku Qeveria dhe institucionet qendrore heqin dorë nga kompetenca për të qeverisur me pronat e saj, në territorin e Kosovës.
Për fund, GLPS i bën thirrje Kryeministrit, dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit qeverisës që të kenë parasysh se vendime të këtilla duhet të kenë pikësynim një qeverisje sa më të mirë lokale, mirëpo asnjëherë duke fuqizuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një grup të veçantë politik, që në këtë rast është Lista Serbe. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova