LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës

Haradinaj: I jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Londër, ka vizituar edhe Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku u mirëprit nga kryetari i Parlamentit, John Bercow, i shoqëruar nga Martin Vickers, deputet dhe udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik.

Kryeministri Haradinaj në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar takoi personalitete të rëndësishme të këtij vendi si, ish-Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë I KFOR-it, Martin Vickers, udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik, John Grogan, zëvendëskryesues i Grupit të miqësisë për Kosovës në Parlamentin Britanik, Tim Judah, gazetar në “The Economist”, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.

Në këtë takim miqësor, kryeministri Haradinaj falënderoi përzemërsisht të gjithë për kontributin e tyre që në periudha të ndryshme e ndihmuan Kosovën në çlirimin, si dhe shtetndërtimin e saj.


Duke thënë se miqësia me miqtë që ndihmuan Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin që ata dhanë për vendin tonë dhe do të punoj në ruajtjen e partneritetit me vendet që ndihmuan çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori