Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj tha se po sulmohet nga qeveria aktuale, ngase sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të flasë për batanije, tenderë njëburimor, rezerva shtetërore dhe keqpërdorime në energji.
Haradinaj në tubimin elektoral në Klinë tha se kryeministrit Albin Kurti i vjen “siklet” t’ia përmendesh “qeben”.
“A e dini pse po sulmojnë ndonjëherë? Dy arsye janë. Nuk po kanë qejf të flitet për tenderë njëburimor, dymijë tenderë njëburimor. Tenderi njëburimor është i paraparë në rast të ndonjë vërshimi, epidemie, katastrofe ose ndonjë urgjence… Dy mijë tenderë njëburimor, ai nuk ka qejf të flasë dikush për tenderë njëburimor se është hajni, sigurt e keni. Më sulmon mua, se nuk dëshiron të flasë për hajnitë në energji, na është rritur çmimi dy herë. A ju ka ardhur herën e fundit fatura e energjisë e fryrë? Nuk ka qejf të flitet për rezervat shtetërore. Ju e dini, s’kanë ardhur kurrë. Janë paguar, por s’kanë ardhur kurrë në Kosovë. I kanë dhënë milionat, por s’ka ardhur malli. Ka edhe një arsye tjetër, ai sidomos kur vjen në Klinë s’ka qejf me ia përmend atë qeben, e dini ju. I vjen siklet… Ia kam heq maskën total, edhe i keni parë tash çfarë janë. Nuk po munden më të bëhen të tjerë”, tha Haradinaj.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pati kritika për “shakatë” që po i tregon kryeministri nëpër tubime elektorale, derisa krahason ato me shakatë e profesorëve për t’i argëtuar nxënësit.
“Po iu tregojnë vica kur po shkojnë. Nganjëherë profesorët kur përfundonte ajo pjesa mësimore, na kanë dhënë nga pesë minuta të lira dhe tregonin diçka na argëtonin. Tash po e shoh kryetarin e qeverisë, po vjen me na argëtuar. Po shkon nëpër vende, po flet gjëra që nuk kanë të bëjnë me punë. Kryetari i qeverisë kur vjen pas pesë vjetësh këtu në Klinë duhet të tregojë çfarë ka bërë për Klinën. Vjen thotë ‘Më jepni kaq vota’. Pse, a t’i kemi borxh ne ty a?”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj para simpatizantëve të koalicionit për Kosovën Fituese në Klinë u zotua se do të ndërtojë çerdhe të reja, bursa për çdo student, vende të reja të punës dhe rritjen e pensioneve.
“Nuk e kryej mandatin, po ju siguroj pa pasur çerdhe për çdo fëmijë të Kosovës… Nuk do të mbetet fëmijë i Kosovës pa mundësinë për të shkuar në çerdhe, kudo që është…Unë nuk po iu them kaq milionë për bursa. Unë po iu them s’ka student, që është i regjistruar që nuk do t’i takojë e drejta në bursë. A është në publik, a është në privat, edhe ashtu s’kemi më të rinj – janë duke na ikur. Nuk ka qytetarë të moshës madhore mbi 18-vjeç, a është ai ende i ri që është duke u shkolluar, por e kërkon një vend pune. A është një grua, një vajzë në fshatra që e kërkon një vend punë që nuk do t’i takon e drejta në pagë minimale… Nuk do të ketë pensionistë të moshës që nuk e ka të drejtën në pension dhe nuk do të ketë pension në Kosovë nën 500 euro”, premtoi Haradinaj.
Përveç këtyre, ai premtoi se do ta “kthjellë” ekonominë dhe do të lirohet 20 për qind çmimi i energjisë elektrike.
Kritika për pushtetin aktual pati edhe kandidati për deputet nga Nisma Fatmir Limaj. Ai tha se tani në fushatë po e përmendin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, porse sipas tij para tri vjetëve ulnin kokën ta vlerësonin atë.
Limaj tha se pozita edhe në fushatë dëshmuan se dinë më së miri, siç tha ai të shpifin, të akuzojnë e të mashtrojnë.
“Ata tani na dëshmuan në këtë fushatë elektorale atë që dinë më së miri, të shpifin, të mashtrojnë, të shajnë dhe të akuzojnë…Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për t’u bashkuar. Qytetarë të Klinës e të Kosovës, keni parë pata katër vjetësh, se çka do të thotë të fitojë një parti e të humbë Kosova. Kosova nuk duhet ta bëjë eksperimentin e radhës, për të humbur edhe njëherë. Dallimi ynë me atë është se me ne fiton e gjithë Kosova. Ne kemi besuar në veprat tona. Ish- ushtarë e veteranë ka në të gjitha partitë politike dhe kjo është një gjë e mirë që po ndodh. Mua më vjen mirë që më në fund e kanë kuptuar të gjithë. Se para dy-tri vjetëve iu vinte turp të thoshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po më vjen mirë që tani e kanë kuptuar se UÇK-ja është e përjetshme. Ajo është krenaria e kombit. Para tri vjetëve iu vinte turp, e ulnin kokën për të dalë e vlerësuar e nderuar vlerat e UÇK-së. Tash iu ka rënë ndërmend. Besa po dërgojnë edhe përshëndetje”, tha Limaj.
Në këtë tubim elektoral Koalicioni për “Kosovën Fituese” u zotua se nuk do të kthehet mbrapsht asnjë projekt i Klinës. Premtime për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Klinës dhanë edhe kandidatë për deputetë nga kjo komunë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës