Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova në tre vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), ka deklaruar se MSA nuk sjell vetëm përfitime por edhe përgjegjësi, gjë që është bërë shumë pak në këtë drejtim.
Apostolova i bëri këto komente në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti EPIK, me rastin e trevjetorit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është Evropë edhe në gjeografi, edhe në ideologji, por edhe në bindje. Sipas tij, Kosova është duke zbatuar këtë marrëveshje.
“Destinacioni ynë është Evropa, për fat e kemi edhe këtë marrëveshje, që Kosova të bëhet vend kandidat për anëtarësimin në Unionin Evropain. Kosova është pjesë e IPA programeve. Falënderoj BE-në për reformën informative, edhe projekte tjera implamentare. Kemi disa vështirësi tani me dialogun, por iu siguroj se Qeveria e Kosovës nuk e ka heq zbatimin e MSA-së, punon me ekipin e zonjës Apostolova, për zbatimin. Një plagë e mbetur me raportet Kosovë- BE, është pamundësia e qytetarëve me lëviz lirshëm. Më vjen mirë që PE e ka dhënë një përkrahje. Kosova nuk eksporton më as krime e as refugjatë. Rendi dhe ligji janë në përparim. Kur dëgjojmë shumë lajme të këqija është një lajm i mirë, se mediat janë të lira do të thotë”, tha ai.
Apostolova tha se MSA ka 598 faqe dhe ka 7 shtojca dhe protokolla, dhe është një themel për procesin e Kosovës në Evropian. Sipas saj, tarifa 100 përqind është kundër marrëveshjes së MSA-së.
“MSA ka ofruar shumë mundësi, por është edhe përgjegjësi. Kosova është zotuar që t’i ndërmarrë obligimet e saj ndërkombëtare, marrëveshje ofron instrumente konkrete, për të përmirësuar ekonominë, për të luftuar korrupsionin. I takon Kosovës që ta zbatoj këtë marrëveshje dhe faktikisht është zemra e BE-së. Dhe kjo duhet t’i bëjë një nisje të re për tregun e BE-së. MSA nuk sjell vetëm përfitime, sjellë edhe përgjegjësi. Sot tri vite pas marrëveshjes, është bërë shumë pak në këtë drejtim. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të bëjë më shumë rreth futjes në fuqi të inventorit të ndihmës shtetërore. 100 për qind tarifa është kundër MSA-së. BE mendon se këto tarifa dobësojnë rrugës konkurruese për trageti të lirë”, tha ajo.
Ajo u shpreh e zhgënjyer rreth shfrytëzimit të fondeve.
“BE-ja ka dalur të bëjë shumë për Kosovën. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të punojnë më shumë në fuqizimin e institucioneve në mënyrë që të luftohet korrupsioni. Kosova duhet të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të saj, ka nevojë për një konsensus politik. Ekziston një nevojë urgjente për informata publike rreth MSA-së. Procesi i integrimit evropian nuk është proces i lehtë, sa më shumë që Kosova zbaton MSA-në, afrohet drejt BE-së, dhe të ardhmes së saj evropiane”, u shpreh Apostolova.
Sipas Haradinajt, vështirësi të madhe po kanë nga Mogherini. “Na ka shkaktu trauma të mëdha në rajon, e kanë devijuar dialogun”, u shpreh ai./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët