Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin për Transport dhe Çështje Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, ka thënë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fusha konkrete si infrastruktura, transportin tokësor dhe ajror dhe rruga evropiane.
“Me Republikën e Malit të Zi, kemi ndërtuar raporte të mira fqinjësore, por jemi të interesuar që këto raporte bilaterale të forcohen edhe më shumë në aspektin ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare”, tha kryeministri Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Në takim u theksua rëndësia e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Poashtu, edhe nevoja e një marrëveshje dypalëshe edhe në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe në fushën e transportit ajror.
Haradinaj theksoi faktin se brenda tre vjetësh në Kosovë do të përfundojnë të gjitha projektet infrastrukturore të rëndësishme, që lidhin fshatrat me qytetet dhe qytetet ndërmjet vete, si dhe projekte të rëndësishme hekurudhore.
Në takim u diskutua edhe për mundësinë e ndërtimit të tunelit që lidhë Pejën me Rozhajën dhe për mundësinë e heqjes së taksave për qytetarët kosovarë që vizitojnë Malin e Zi dhe për projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet.
Ndërkaq, ministri Nurkoviq ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës do të vazhdojë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Në takim të pranishëm ishin ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Çmimi i Bitcoin rritet përsëri ndërsa Trump promovon rezervën e kriptovalutave të SHBA-së

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës