Site icon Telegrafi

Haradinaj kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Ata ranë, por lanë trashëgim planet e lirisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se: “Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë”.

Haradinaj ka thënë se 17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre.

Postimi i plotë:

Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.

Në tentim për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zeken e Bardhosh Gërvallen.

Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.

Ata ishin vet arkitektët e saj.

17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre.

Lavdi! /Telegrafi/

 

Exit mobile version