Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku në dy vjetorin e rënies së tij në Banjskë.

Haradinaj ka shkruar se Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.


“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të Afrim Bunjakut, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/