LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosovën do ta shpallim shtet të sportit, do t’i rrisim investimet

Haradinaj: Kosovën do ta shpallim shtet të sportit, do t’i rrisim investimet

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një drekë pune me përfaqësuesit e federatave të sportit në vend dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Haradinaj ka thënë se para tyre e ka prezantuar konceptin e tij për Kosovës si shtet të sportit.

Ai, po ashtu, ka përmendur edhe Ligjin për sponsorizime i cili u miratua gjatë mandatit të tij qeverisës, por që ishte lënë peng për një kohë të gjatë.


“Në këtë mandat, kemi jetësuar suksesshëm Ligjin për sponzorizime, i penguar dhe lënë anash për shumë vite. Kemi investuar në Stadiumin e Kombëtares së Kosovës, në Qendrën e Xhudos në Pejë dhe në dhjetëra salla sportive në gjithë vendin. Në programin tonë Qeverisës zotohemi para sportistëve tanë, që Kosovën ta shpallim shtet të sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talentëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se sportistët kosovarë po vazhdojnë të jenë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës në botë.

“Qeveria Haradinaj 3, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë!”, ka shkruari ai.