LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova kërkon drejtësi për krimet makabre që kanë ndodhë

Haradinaj: Kosova kërkon drejtësi për krimet makabre që kanë ndodhë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, për të kujtuar 147 shqiptarët e vrarë nga forcat serbe në Izbicë, në 20 vjetorin e vrasjes së tyre.

Sipas njoftimit për media, kryeministri Haradinaj tha se kjo ditë e sotme, është një prej atyre ditëve të dhimbshme dhe për fat të keq kemi shumë këso ditësh.

“Edhe familjarët e Izbicës, masakrës më makabre që ka ndodhë në Kosovë, ku është vrarë edhe fëmija pa i mbushur një vjet, të moshuarit, të të dy gjinive, pa qenë asnjëri luftëtar ose pjesëtar, por të gjithë kanë qenë qytetarë të pambrojtur, do ta kishin më të lehtë sikur kjo të ishte e vetmja, sikur kjo dhimbje të ishte vetëm e juaja, por jemi  dëshmitarë që kjo dhimbje është në gjithë atdheun tonë”, tha kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj, duke përmendur masakrat në qytete e fshatra të shumtë të vendit, theksoi se është një ngecje dhe punë e ngadalshme e zbardhjes së fatit të të pagjeturve, por sipas tij edhe mos vendosjes para drejtësisë të autorëve të këtyre krimeve, masakrave, ku vetëm në Dukagjin janë mbi dhjetë të këtilla.

“Prej çdo perspektive, e drejta për Kosovën, e drejta për viktimat e Kosovës, nuk është vendosur dhe, edhe sot e kësaj dite është njëfarë neglizhence e faktorëve relevantë me vendos këtë të drejtë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se po kërkohet që të vërtetohet edhe njëherë kjo pafajësi, duke mos u vendosur e drejta për viktimat, kur dihet që kemi edhe gra të dhunuara.

Në njoftim thuhet se kryeministri Haradinaj ka përmendur një dakordim ndërinstitucional, që të avancohet baza ligjore dhe statusi ligjor edhe i familjeve të martirëve, por siç tha ai edhe i atyre të të pagjeturve, duke qenë në komunikim më shoqatat e dala nga lufta, edhe të statusit ligjor të veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve.

“I tërë ky avancim i statusit ligjor, prapë nuk e zëvendëson asnjëherë jo vetëm dhimbjen, por edhe ndjenjën e gjithë neve se Kosova kërkon drejtësi për këto krime makabre që kanë ndodhë”, tha kryeministri Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori