LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Kjo për ligjet që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane – ERA.

Haradinaj, për KosovaPress ka shpjeguar se çfarë po bëhet këto ditë lidhur me ERA-n ndërkohë thotë se ka argumente të mjaftueshme që të hyj në rend ditë në dhjetor në Këshillin e ministrave të BE-së.

Është optimist se kjo do të ndodh në dhjetor.


“Jemi duke punuar që të ndodh këtë vit për shkak se janë vonuar disa punë, dje kemi mbajtur takimin e raportimin për zbatimin e prioriteteve të ERA-së, ERA është agjenda evropiane e reformave. Besoj që deri në fillim të dhjetorit përmbyllim ERA 1, pritet një vizitë e komisionerit Hahn, fillojmë me ERA 2. Sot kam nënshkruar letër i kam dërguar kryetarit të Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme për ligjet që lidhen me ERA, po që janë të lidhura dhe e bëjnë një plus për liberalizimin. Të martën që vjen, në takim të Qeverisë do të përmbyllim me raportim dhe aprovim raportin për ERA 1 dhe prioritetet për ERA 2. Të premten që vije, gjatë javës do të ngjitet momentumi i punës kemi takim të lartë të rendit dhe të ligjit edhe për rastet e shënjuara, por edhe për agjendën legjislative. Me këtë për shembull deri në fund të javës unë prapë mundem ta dërgoj një raport tek qeveritë e BE-së për momen tumin dhe për punën që po bënë Kosova për liberalizim. Kur i shtojmë kësaj faktin se Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët del që vërtet ka mundësi, ka argumente që ne me hy në rend të ditës tash dhe në Këshill të ministrave nesër, pra nesër fjala figurative, se është në dhjetor dhe unë besoj që do ta arrijmë këtë”, deklaron Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori