Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur tryezën e diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se takimi është i dobishëm për sensibilizim të brendshëm.


"Shumë mirë që secili nga ne, veçanërisht të gjithë ata që kanë mundësi të kontriuojmë në një sensibilizim të mëtejmë. Një sensbizilim i brendshëm është i dobishëm, e nxit një ballafaqim qoftë me situatën që krijohet, me vështirësitë që kalojmë. Mirëpres rolin e secilit dhe secilës nga përgjegjesitë tona që ta ndihmojmë një sensibilizim të brendshëm të sfidave që po kalojmë", ka deklaruar Haradinaj.

362139866 177898145284885 5440248764230573972 n

Ai ka shtuar se edhe pse politika nuk i ka dhënë efektet e veta në paralajmërim të rreziqeve, shoqëria civile e ka dhënë provimin.

"Ne kemi vlerësuar se agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe lufta, një luftë kundër drejtës ndërkombëtare, ka ndërruar edhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Detyra e jonë në Kosovë ka qenë se si mund të gjendemi ne pas një situate të reja. Me kujdesin më të madh e kemi marrë një pozicion jo aq të lehtë. Kemi kuptuar që njohja finale në rrethanat të tashme, në kualitetin tonë si palë, është e pamundshme. E kemi përkrahur marrëveshjen e planit franko-gjerman", ka deklaruar ai.

362142267 985369289369945 7605314904934790805 n

Kreu i AAK-së ka shtuar se shefi i ekzekutivit ka ikur nga përgjegjësia.

"Ajo që ka ndodhur së fundmi shohim një ikje nga përgjegjësia nga kryetari i qeverisë, që na solli te sanksionet. Në kohën kur kemi përkrahur marrëveshjen, ne kemi zhvilluar një dialog me palë, në terren me palë. Tani, diskutimet që po ndodhin tani prej partive të tjera edhe kjo që sot po ndodhë janë ndihmesë për sensibilizim", ka përfunduar Haradinaj.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA. /kp/

362095730 1444175979667184 1026516731096323306 n