LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth deklaratave të Borell për kufijtë shton konfuzionin dhe pasigurinë

Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth deklaratave të Borell për kufijtë shton konfuzionin dhe pasigurinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borell shton konfuzion dhe pasiguri.

“Kurrë nuk do të ketë një Marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë të parimeve të saj”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi.

Josep Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës
Lexo po ashtu Josep Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Reagimi i Haradinajt vjen pasi përfaqësuesi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe zyra e tij e mandatuar për të ndërmjetësuar bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë duket se nuk e përjashtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve në rast të një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Një gjë e tillë me gjasë konsiderohet si opsion, edhe pse Gjermania, disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar e hedhin poshtë për shkak të frikës për konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

Borrell në një intervistë me gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ka thënë se u takon dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për çfarë do të merren vesh.

Sipas tij, nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori