LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: E dhimbshme se çfarë dite paska ardhur, dita për të dështuar marrëveshjet me kompani amerikane

Haradinaj: E dhimbshme se çfarë dite paska ardhur, dita për të dështuar marrëveshjet me kompani amerikane

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e zbatimit të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Kosovës së Re. Contour Global ka dhënë disa arsye për tërheqje, e ndër to është edhe ndryshimi i pushtetit në Kosovë.

“E çuditshme dhe shqetësuese të dëgjosh e lexosh deklarime politike nga përfaqësuesit institucional e politik me përplot ngazëllim, kur tregojnë për ‘suksesin’ e tyre politik që ka të bëj me dështimin e një projekti investues nga kompania amerikane ‘Contour Global”’në vlerë 1.3 miliardë euro. Përfaqësuesit aksidentalë të institucioneve nga radhët e LVV-së, sot paraqiten të lumtur e plot gëzim që kanë arritur ta kthejnë në dështim një projekt investues amerikan. E dhimbshme se për çfarë paska ardhur dita. Po flasim për largimin e kompanisë amerikane ‘Contour Global’ nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re””, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet SHBA-Kosovë pas prishjes së kësaj marrëveshje, duke thënë se askush nuk guxon ta rrezikojë raportin me aleatin e Kosovës, SHBA-në.


PDK akuzon Qeverinë Kurti për largimin e “Contour Global” nga Kosova
Lexo po ashtu PDK akuzon Qeverinë Kurti për largimin e “Contour Global” nga Kosova

“Sot, energjia elektrike dhe sigurimi i qëndrueshëm i burimeve energjetike vlerësohet të jetë interes nacional dhe pjesë integrale e qarkut të sigurisë nacionale, prandaj është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë që të mos lejojmë të devijojmë nga projeksionet strategjike të kryeqendrës primare, që në vazhdimësi ka siguruar mbështetje për paqe, siguri e zhvillim për Kosovën – Uashingtoni, SHBA-të. Thirrni mendjes sepse pak si tepër keni rënë pre e dezinformimit dhe agjendave pro-ruse. Devijimi nga interesat nacionale të Kosovës dhe SHBA-ve, është i patolerueshëm dhe nuk do të lejohet në asnjë rrethanë vazhdimi i cenimit të raporteve me aleatin tonë të përhershëm dhe strategjik, SHBA-të”, ka thënë në fund Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori