LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyrtarisht vendkalimi Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën

Hapet zyrtarisht vendkalimi Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën

Sot në Bellanoc është bërë hapja solemne e kalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, i cili do të lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Vendkalimin e ri e hapi kryeministri i qeverisë teknike Oliver Spasovski, i cili e kaloi i pari kufirin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se ky kalim i ri kufitar do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.


“Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski.

Ndërsa zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, tha se sot po realizohet një ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj zone, si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë që do të mbahet mend nga të dyja vendet. Hapja e kësaj pike kufitare ka qenë një ëndërr e kamotshme e qytetarëve të të dyja vendeve. Hapja e këtij kufiri është një përafrim edhe më i madh mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori