Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë ka hapur një qendër të thirrjeve me qëllim që t’i dalë në ndihmë qytetarëve të gjejnë mënyrën më të lehtë të ballafaqimit me problemet në këtë kohë pandemie. Qendra, në të cilën tashmë kanë filluar thirrjet, është e hapur çdo ditë pune për të dhënë rekomandime, nga ora 08:00 deri në 16:00 në numrin pa pagesë 0800-88881.
Njerëzit të cilët kanë ankthe, çrregullime me gjumin dhe përballen me frikë nga infektimi i mundshëm me COVID-19, tani e kanë një adresë ku mund të drejtohen.
Qeveria në detyrë e Kosovës tashmë ka bërë të ditur vendimin me masat e reja që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, ku brenda 24 orëve ata kanë të drejtë të dalin blerje dhe kryerje të shërbimeve të tjera vetëm një herë në ditë dhe atë për një periudhë kohore prej një orë e gjysmë.
Vendi ndodhet në një gjendje alarmi në luf tën kundër COVID-19, dhe ekspertë të shëndetit mendor konsiderojnë ‘normale’ pasojat në shëndetin mendor.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, neuropsikiatri Sami Rexhepi, në një intervistë për KosovaPress thotë se në këtë periudhë punëtorët e shëndetit mendor kanë marrë thirrje të shumta nga qytetarët rreth përballimit të gjendjes.
Ai thotë se e kanë konsideruar të nevojshme hapjen e një qendre të thirrjeve, ku do të pranojnë shqetësimet e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të atyre që marrin terapinë në këtë qendër.
Qendra e Thirrjeve është vënë në dispozicion të qytetarëve dje gjatë ditës, ku ka pasur gjashtë thirrje, dy prej të cilave kanë qenë për këshilla për terapi ndërsa të tjera për çrregullime të gjumit apo frikë të theksuar.
Rexhepi bën të ditur se thirrjet janë tërësisht konfidenciale dhe vetëm për përdorim të brendshëm.
“Kjo qendër e thirrjeve funksionon prej orës 08:00 deri në 16:00 çdo ditë pune, ku pranojmë thirrje. Nuk po pretendojmë se po ofrojmë ndonjë psikoterapi përmes telefonatave, por roli ynë është që të u ndihmojmë qytetarëve që të gjejnë mënyrën më të lehtë të ballafaqimit me problemet të cilat i hasin, sa i përket aspektit të shëndetit mendor, qoftë ndonjë ankth, krizë emocionale, çrregullim i gjumit, çrregullime obsesive-impulsive tash për shkak të pastrimit të duarve fillojnë me qenë më shumë të theksuara. Qendra e thirrjeve është në dispozicion për çdo lloj këshille që ka të bëjë me mirëqenien e shëndetit mendor,” tha Rexhepi.
Varësisht nga nevoja, qytetarët mund të lënë kontaktin e tyre të telefonit dhe mjeku i thërret më pas, pasi tani psikiatria ambulatore është pothuajse e mbyllur duke funksionuar vetëm emergjenca.
Institucionet e Kosovës vazhdimisht po u kërkojnë qytetarëve që të marrin seriozisht rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, me thirrjen “Rri në shtëpi”. Por, Rexhepi u thotë qytetarëve “Kënaquni në shtëpi”, dhe shfrytëzoni këtë periudhë për gjëra pozitive.
“Problemi është të perceptimi, nëse këtë e perceptojmë si një mbyllje, si një burgosje, do ta kemi shumë vështirë për shkak se rritet niveli i ankthit të secili individ dhe në një moment mundet me ardhur deri te një shpërthim i rebelimit, humbja e durimit. Por nëse këtë e shikojmë ndryshe, se përgjegjësia jonë është, për të fituar këtë luftë, të qëndrojmë brenda dhe jo rri në shtëpi si masë administrative, por kënaqu në shtëpi, shfrytëzoje këtë kohë për reflektim, shfrytëzoje këtë kohë që u ke munguar shumë më të dashurve, ne e pa ata që kanë fëmijë të vegjël se si rriten fëmijët se shpesh herë u ikë ajo storie, ka plot gjëra që i shohim në aspektin pozitiv dhe kjo do ta zvogëlojë ankthin”, shpjegon Rexhepi.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë se pasi të përfundojë pandemia, do të ketë ballafaqim me probleme në sferën e shëndetit mendor, që sipas tij, është krejt normale në situata të tilla.
“Pasi të kryhet, do të ballafaqohemi me probleme sa i përket sferës së shëndetit mendor, qëllimi ynë që t’i zbusim, t’u paraprijmë atyre dhe pastaj kanë më qenë më të zbehta pasqyrat e çrregullimeve të mundshme”, tha ai.
Rexhepi thotë se Kosova ka një sistem të brishtë shëndetësor dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është vetizolimi.
Ai bën të ditur se pas kërkesës së Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për të hapur qendrën e thirrjeve, Posta e Kosovës e ka përkrahur atë teknikisht duke i mundësuar telefonat dhe numrat për thirrje pa pagesë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova