LAJMI I FUNDIT:

Hapet ‘M-Technologie’ – fabrika më moderne për përpunimin e xhamit në Kosovë, me investim 10 milionësh (Video)

Hapet ‘M-Technologie’ – fabrika më moderne për përpunimin e xhamit në Kosovë, me investim 10 milionësh (Video)

Në prezencë të qindra mysafirëve të enjten është bërë hapja e linjës së re të fabrikës së prodhimit dhe përpunimit të xhamit “m – technologie”.

Në “m – technologie” e cila është pjesë e “Mabetex Group”, janë investuar rreth 10 milionë euro.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së fabrikës, kanë qenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, etj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot për Kosovën është një ditë e veçantë, sepse sipas tij, bëhet lansimi i projektit “m-technologie”, prej më të mirëve dhe cilësorve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Ai ka thënë se shpreh mirënjohjen e tij për familjen Pacolli, duke shtuar se “ky investim dhe shembuj të tillë tregojnë se Kosova e re, shteti i ri ka krijuar kushte për afarizëm, biznes dhe për prodhim.

“Krijohen kushte për mijëra e mijëra vendeve të punës, rritjen e mirëqenies sociale. Ky projekt është shembull i Kosovës moderne dhe evropiane”, ka shtuar Thaçi.

Ndërsa, shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se fabrika e re është një dimension krejtësisht ndryshe, dhe i një rëndësie tejet të veçantë për Kosovën.

Sipas tij, sot po shohim një dimension krejt ndryshe të vendit tonë, një dimension që pak kush prej nesh në Kosovë e dinë që ekziston.
“Pra, po e shohim dimensionin më të madh të mundshëm të investimit në rajon”, tha kryeministri Haradinaj.

Drejtori i kësaj fabrike, Rrustem Pacolli, ka theksuar se ndihet i nderuar me pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve sot, në një ditë shumë të rëndësishme për familjen e tij, por edhe Kosovën.

Ai ka thënë se janë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë me ta në çdo rrugë dhe kanë kontribuar që të arrihet deri këtu.

“Kjo shënon kulminacionin e një rruge të nisur dhjetë vjet më parë. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, dhe më së miri e di familja ime”, tha Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori