Vendvotimet në Vermont të SHBA-së janë hapur që prej orës 05:00 EST (11:00, sipas kohës sonë lokale).

Shteti ka votuar demokratët që nga viti 1992, dhe partia shpesh fiton çdo qark - edhe pse presidenti Donald Trump e mori një prej tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.


Vermont është gjithashtu midis 13 shteteve që do të zgjedhin edhe një guvernator të ri, raporton BBC.

Z2IZ4U4I7VCQRGSSHYPOH3GIQY

Aktualisht Phil Scott, i konsideruar një republikan i moderuar, ka një nga vlerësimet më të mira të çdo guvernatori amerikan. Gjatë pandemisë, vlerësimi ka arritur shifrat e 75 për qind, transmeton Telegrafi.

Scott ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit amerikan dhe ka thënë se nuk ka ndërmend të votojë për të.

Kundërshtari i tij është nënguvernatori demokrat, David Zuckerman, i cili mbështet politikat progresive duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe legalizimin e marihuanës.

Zuckerman mbështeti Bernie Sandersin - një shok tjetër të Vermontit - në garën presidenciale të vitit 2020. /Telegrafi/