Hapen objektet e reja për kontroll veterinarie dhe fitosanitare në vendkalimin kufitar Bllacë

Në kalimin kufitar Bllacë sot do të lëshohen objektet e reja për kontrolle veterinarie dhe fitosanitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dyja objektet janë ndërtuar me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian në kuadër të instrumentit për ndihmë IPA2. Shfrytëzues janë Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Inspektorati Shtetëror për Bujqësi.
Në hapjen e objekteve të reja është paraparë prezenca edhe e kryeministrit Zoran Zaev, ministrit Ljupço Nikollovski, drejtori i AUV Zoran Atanasov dhe euroambasadori Samuel Zhbogar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































