LAJMI I FUNDIT:

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim

Gjatë hapjes së kutive të një Qendre Votimi në Gjakovë, sot është dashur të jetë e pranishme edhe Policia e Kosovës. Kjo pasi ekzistojnë dyshime për manipulim të mundshëm të votave. Prokuroria e ka konfirmuar rastin, ndërsa Policia e Gjakovës nuk ka dhënë detaje.

Kutitë e një qendre votimi në Gjakovë janë hapur të shtunën për numërim me prezencën e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, pas dyshimeve për manipulim të votave.

Pretendime janë ngritur për dy qendra votimi, por sot u hapën kutitë e votimit të njërës prej tyre.


“Policia dhe Prokuroria e Gjakovës kanë kryer ekzaminime në votat e një qendre të votimit, specifikisht të shkollës “Zekirja Rexha”.

Këtë televizionit Dukagjini ia ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke mos dhënë shumë detaje.

“Siç ju kemi njoftuar Prokuroria Themelore Gjakovë, lidhur me një rast të ditës së zgjedhjeve, ju njoftojmë se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast”, ka shtuar Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Por, nuk dihet se çfarë ka sjellë numërimi i këtyre votave, konfirmimin e pretendimeve apo kjo pasi as Policia nuk ka dhënë detaje, duke rekomanduar t’i drejtohemi Prokurorisë.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore të cilat ndërlidhen me procesin zgjedhor në Gjakovë. Për detaje, ju lutem të kontaktoni Prokurorinë Themelore në Gjakovë”, ka njoftuar Policia Rajonale e Gjakovës.

Kurse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që të kontaktohet Prokuroria.

Pavarësisht kësaj, gjatë të shtunës në Qendrën Komunale të numërimit të votave me Komunën e Gjakovës ka vazhduar numërimi i votave të 9 shkurtit dhe deri në ora 16:00 kanë arritur të numërohen 65 kuti të votimit.

Ditë më parë, kandidati i PDK-së për deputet Hajdar Beqa, pretendoi se së paku në dy qendra votimi në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku sipas tij, është mbi votuar partia në pushtet./Tv Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori