Nëse Interi e shet Samir Handanovicin te Manchester United atëherë është gati që ta transferojë yllin e Atleticos, Jan Oblak.

Mediaset Premium raporton se slloveni dëshiron të largohet nga Interi pasi është dëshpëruar nga mungesa e pjesëmarrjes në garat evropiane.


Në rast se De Gea shkon te Reali, atëherë Handanovic është zgjedhja e vetme e Mourinhos si zëvëndësues.

Në anën tjetër Interi ka gati 20 milionë euro për Oblakun, i cili thuhet se është dëshirë e kamotshme e Nerazzurëve.

Handanovic së fundmi ka angazhuar agjentin shqiptar Fali Ramadani që të merret me të ardhmen e tij dhe mediat italiane e konsiderojnë këtë si indikacion serioz se slloveni dëshiron skuadër tjetër.

Handanovic do të kushtont së paku 35 milionë euro për klubet e interesuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app