Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë edhe këto orë, do të bëjmë çfarë mundemi
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se banorët e Kçiqit gjatë gjithë ditës janë përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.
Hamza tha se është në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundet.
“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, shkroi Hamza.
Për të parë situatën nga afër, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë këtë fshat të Mitrovicës, tri shtëpi janë djegur.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































