Hamza i shkruan Von der Leyen, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe institucionet e BE-së, heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave ndaj Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hamza tha se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë demokratike dhe se qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen si pasojë e një qeverie të papërgjegjshme.
"Kosova ka kaluar një vit me zgjedhje të njëpasnjëshme, por ne kemi dëshmuar pjekuri të lartë demokratike. Qytetarët tanë, ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të një qeverie të papërgjegjshme”, ka shkruar Hamza.
Ai shtoi se masat aktuale të Bashkimit Evropian janë të padrejta dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kritike.
"Masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë vendin në një periudhë kur kemi nevojë për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik", u shpreh ai.
Hamza theksoi rëndësinë e një kapitulli të ri në marrëdhëniet Kosovë-BE.
"Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian", tha i pari i PDK-së. /Telegrafi/

















































