LAJMI I FUNDIT:

Hamza: 70 për qind e depozitave në banka u takojnë qytetarëve, shumica e kredive janë të bizneseve

Hamza: 70 për qind e depozitave në banka u takojnë qytetarëve, shumica e kredive janë të bizneseve

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova ka shënuar suksese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sistemi bankar në Kosovë është shumë i qëndrueshëm.

Ai ka thënë se rreth 70 për qind e depozitave në Kosovë janë të qytetarëve apo personave fizik, ndërsa sipas tij rreth 70 për qind të kredive janë nga bizneset, përcjell Telegrafi.


“Në katër-pesë vitet e fundit kreditë janë rritur në mbi 10%. Dhe kjo tregon sukses në sektorin e ekonomisë”, tha Hamza.

Ai ka folur edhe për taksën 100 për qind duke thënë se ajo pos efektit financiar ka pasur edhe efekt politikë për Kosovën, duke shtuar se për të ruajtur balancat në raportet me partneret euroatlantike, PDK-ja kishte propozuar suspendimin e saj për një kohë.

Bedri Hamza nxjerr shifrat se si kryeministrat e Kosovës ndër vite shpenzuan rezervat shtetërore
Lexo po ashtu Bedri Hamza nxjerr shifrat se si kryeministrat e Kosovës ndër vite shpenzuan rezervat shtetërore

Për rritjen ekonomike që ishte rreth 4 për qind për këtë vit, Hamza thotë se janë bërë punë të mira por kjo rritje ka mundur të jetë më e madhe.

“Prioritetet kanë mundur të zgjidhen më mirë. Ligjet i kemi shumë të mira por na nevojitet një disiplinë më e madhe”, shtoi Hamza.

Ministri në detyrë i Financave thotë se në Kosovë janë bërë shumë përparime në rrugë, energjetikë, sistemin bankarë e sektorë tjerë të ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori