LAJMI I FUNDIT:

Hamilton niset i pari në Hungari

Hamilton niset i pari në Hungari
Valtteri Bottas, Lewis Hamilton dhe Kimi Raikkonen (Foto: Getty Images)

Drejtuesi i Mercedesit, Lewis Hamilton, është konfirmuar edhe një herë si fenomen në shi.

Piloti britanik siguroi ‘pole position’ në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valteri Bottas dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.

Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili e pati vështirë në pistën e lagur, ka arritur ta sigurojë vetëm vendin e katërt.


Lajmet për Formula 1
Lexo po ashtu Lajmet për Formula 1

Paraqitje zhgënjyese edhe për Red Bullin, me ç’rast Max Verstappen u rendit në vendin e shtatë, ndërsa Daniel Ricciardo në të dymbëdhjetin.

Lewis Hamilton me bolidin e tij (Foto: Getty Images)

Kujtojmë që Hamilton ishte mbresëlënës në javën e kaluar duke arritur ta fitojë garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Ai i befasoi të gjithë duke arritur të triumfojë edhe pse kishte nisur nga vendi i 14-të.

Hamilton me bolidin e tij Mercedes zhvilloi një garë ‘të çmendur’ duke i lënë të gjithë prapa. Ai mbetet favorit për të fituar edhe në Hungari. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori